Subscribe

Prodhimi i shafranit organik në rrethinat e Tiranes, perdorimi I droneve per te luftuar procesionaren, aplikacion per mesuesit e prinderit ne shkolle; keto ide biznesi kane marre mbeshtetjen financiare te be, gjermanise e suedise ne kuader te projektit “BE për Novacionin”. Ky projekt ka si qellim te ndihmoje te rinjte te konkretizojne idete e tyre duke i ndihmuar financiarisht per te ndertuar nje biznes.

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE

“Kjo është skuadra europiane, më të njëjtin vizion për të krijuar një klimë të re për sipërmarrës të rinj në shqipëri, që të qëndrojnë në shqipëri, të rrezikojnë me idetë e tyre dhe të rriten në nje mënyrë që të krijojnë padyushim të ardhura por gjithashtu edhe vende pune në Shqipëri.”

ELSA HÅSTAD

AMBASADORE E SUEDISE

“Ky program është një sukses, po është një sukses. Ajo që ne mendojmë është se suksesi i vërtetë është se ne shohim kaq shumë ide inovatore jashtë Tiranë, ne shkojmë nga veriu në jug të Shqipërisë dhe ne gjejmë kaq shumë inovacion.”

PETER ZINGRAF

AMBASADOR I GJERMANISE

“Kemi dëgjuar sot dhe na kanë lënë shumë mbresa të gjitha këto projekte që folën para nesh dhe është vërtet kënaqësi që të shohim edhe cilësinë e këtyre projekteve. Por më shumë se kaq, ne mbështesim një mjedis në Shqipëri, i cili të ndihmojë start up jo vetëm në sferën publike, por edhe në atë private.”

Projekti BE, novacionin do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm dhe të rinjtë që kanë ide për të ndërtuar një sipërmarrje mund të përfitojnë nga mbështetja e BE që kap vlerën e 10 milionë euro.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *