Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin...

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet greke ende...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte...

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon, rriten rastet...

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi...

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

BE-ja reagon ndaj njoftimit për hapjen e televizionit Russia Today në Serbi

15 Korrik 13:51

Bashkimi Evropian pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, tha Komisioni Evropian për Radion Evropa e Lirë, në lidhje me njoftimet jozyrtare në mediat serbe se Russia Today planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.

 

Serbia pritet që të respektojë vendimet e Bashkimit Evropian, ndër të cilat është kufizimi i transmetimit të televizionit shtetëror rus, Russia Today (RT), thuhet në reagimin e 15 korrikut.

 

“RT është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit rus me të cilat Kremlini monitoron agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjet e popullit ukrainas. Në këtë kontekst, ne presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, si një vend që shkel masivisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha Perer Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.

 

Si pjesë e një pakete më të gjerë sanksionesh kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës në mars të këtij viti, Brukseli pezulloi transmetimin e mediave ruse Sputnik dhe RT/Russia Today.

 

Që nga marsi i vitit 2012, Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, dhe në përputhje me rrethanat, ka obligim të ndjekë vendimet e Brukselit për të përmbushur kushtet për anëtarësim.

 

Disa media në Serbi njoftuan më 14 korrik se RT planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi. Russia Today nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it, nëse kjo është e vërtetë./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Njoftim reagim russia today Serbi

Nga e njëjta kategori

Moti i keq në Japoni, shkon në tetë numri i viktimave

më shumë...

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës! Kapet në Astir për drogë

më shumë...

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur, dhjetëra të plagosur! Mbi 1200 të evakuuar

më shumë...

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët në kushte katastrofike, strehohen në tenda (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:30

Dita e 76-të e protestës, qytetarët mblidhen...

7:54

Moti i keq në Japoni, shkon në...

7:42

Arrestohet Siciljan Cakraj, djali i të akuzuarit...

7:42

Përplasja e dy helikopterëve në Psatha, autoritetet...

7:20

Tiranë/ Përfshihet nga flakët apartamenti, shkumbohet kuzhina

6:31

Zjarret apokaliptike në Kroaci, një i vdekur,...

6:27

Stuhi e fortë dhe rrebesh shiu në...

6:17

“Kriza në Kosovë rikthen sërish vëmendjen te...

5:58

“Vapa ikën me Gushtin”, pas temperaturave përvëluese,...

5:58

Pesë ushqime që ndihmojnë në forcimin e...

5:43

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

5:35

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:17

Katër ditë pas tërmetit në Kolumbi, banorët...

5:09

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen në rajon,...

4:52

“Halef”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët para ekranit,...

4:23

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë...

4:07

Zjarri përfshin malin e Tërbunit në Pukë,...

3:58

SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja...

3:47

Kosova: Jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë...

3:31

Forcat e Armatosura në ballë të flakës...

Më të klikuarat

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • SPAK kërkon 40 hetues për BKH, ja kriteret që duhet të përmb...
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi më 15 g...
  • “Një surprizë e vogël ndryshon ritmin e ditës”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.