Nje lajm i mire per Shqiperine vjen ne mes te betejes kunder koronavirusit. Vendet anetare te Bashkimit Evropian jane gati te hapin negociatat me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.

 

Neser ministrave te Jashtem do t’u prezantohet nje draft i cili eshte dakordesuar me pare mes vendeve gjate takimit te ambasadoreve, takim ne te cilin mesohet se Franca ka kembengulur qe vendimi i te martes te merret pa asnje debat.

 

Ajo qe eshte vene re ne mbledhjen e se premtes e qe eshte reflektuar ne draftin final eshte se Shqiperia ka disa kushte para zhvillimit te konferences se pare nderqeveritare.

 

Te parat jane kushtet tashme te njohura te Bundestagut; reforma zgjedhore, ngritja e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte. Por eshte shtuar paragrafi se keto institucione duhen ngritur duke marre parasysh opinionet e Komisionit te Venecias.

 

Ajo qe bie ne sy eshte se mes kushteve eshte shtuar edhe ligji i medias i cili duhet te respektoje opinionin e Komisionit te Venecias, nje kerkese kjo e Holandes. Nga ana tjeter, Greqia ka kembengulur per disa kushtezime per Shqiperine qe kane lidhje me çeshtjen e pronave, por edhe per censusin e popullsise.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *