Bajerni i Mynihut dhe Barcelona, ishin dy skuadrat e fundit qe u kualifikuan ne çerekfinalet e Uefa Champions League. Ne “Alianz Arena” ne nje sfide mjaft emocionuese te transmetuar ekskluzivisht ne platformën Tring, bavarezet e udhëhequr nga Pep Guardiola, mundin ne takimin e kthimit për raundin e 1/8 Juventus pas 120 minutave loje me rezultatin 4-2, duke vazhduar me tej aventurën evropiane. Italianet surprizuan qe ne fillim, kur pas nje çoroditje te vendasve, Pogba arriti te zhbllokonte shifrat. Pas një goli te anuluar ne mënyre te dyshimte me protagonist Morata, te zotet e shtëpisë u shokuan edhe me shume kur ne një kundërsulm te shpejte, Kuadrado dyfishoi shifrat ne minutën e 28. Gjithsesi fazës ofensive dhe presingut te “Zonjës se Vjetër” i mbaroi benzina ne pjesën e dyte kur Bajerni filloi presionin ne kërkim te gjetjes se rrjetës. Dhe ne minutën e 73, Duglas Costa krosoi te Levandavski qe me koke ngushtoi diferencën e shifrave. Ne minutën e pare te shtesës, ne nje tjetër aksion te ngjashëm, Koman kombinoi me Myller, i cili ktheu gjithçka ne baraspeshe. Skuadrat ju drejtuan 30 minutave te shtesës ku bavarezet u duken me te freskët duke shënuar dy gola. Fillimisht Tiago Alkantara ne minutën e 108, kaloi per here te pare ne avantazh skuadrën e tij, ndërsa dy minutave me vone Coman sigloi shifrat përfundimtare 4-2. Asnjë surprize ne “Kamp Nou” ku kampionia ne fuqi e Europes Barcelona arriti nje tjetër fitore ndaj Arsenal këtë radhe me rezultatin 3-1. Protagonist te mbrëmjes treshja e papërmbajtshme e katalanasve. Ne minutën e 18, braziliani Neymar shënoi golin e pare, ndërkohe qe me fillimin e pjesës se dyte, Elneny barazoi shifrat per londinezet. Ne minutën e 65, Luis Suarez kaloi përsëri ne avantazh Barcelonën me një eurogol, ndërsa nje minute nga fundi, Leo Mesi la shenje edhe ai ne kete mbrëmje me golin e trete. Shorti i vlefshme për çerekfinalet e Uefa Champions League, do te hidhet ditën e premte ne orën 12:00 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring HD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *