Bashkia Berat ka mundësuar hapjen e një zyre të re informuese turistike e cila do ti vijë në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, veçanërisht atyre që vijnë për herë të parë në këtë qytet. Zyra e re e informacionit turistik ndodhet në qendër të qytetit dhe është projektuar nga bashkia si një mini muze, ku ofrohen informacione mbi vlerat e qytetit dhe ku janë të ekspozuara vepra të ndryshme artizanale të trevave ndër shekuj dhe produkte të zonës. Kjo zyrë e re informuese do tu krijojë mundësi të gjithë vizitorëve që të kenë një “panoramë’ më të qartë mbi atë se çfarë duhet të shohin, shijojnë apo konsumojnë gjatë një turi disa-ditor në këtë qytet. Investimet e bëra vitet e fundit në infrastrukture por edhe promovimi që po i bëhet qytetit të beratit në arenën ndërkombëtare kanë ndikuar pozitivisht në shtimin e numrit të vizitorëve.  Vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 50 % më shumë vizitorë, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *