Subscribe

Ne kampin e opozitës gjithçka mbetet ne pritje te nje lëvizje nga kryeministri Edi Rama, per te nisur dialogun per zgjidhjen e krizës. Kreu i PD Lulzim Basha, ka përsëritur se kërkon qe takimi te parapërgatitet nga stafet ne mënyre qe mos te përsëritet dështimi i 6 qershorit kur lideri i mazhorances Rama e ai i opozitës Basha u takuan per reformën ne drejtësi.

 

“Ka 36 orë që negociatori i Partisë Demokratike dhe i opozitës, pret të dërguarin e kryeministrit, për të përgatitur një dialog në funksion të zgjidhjes së krizës politike”.

 

Ndërkaq para mbështetësve ne kauzës se opozitës ne çadër, Basha ka theksuar se qeveria teknike është kusht i panegociueshem.

 

“Kërkesa jonë, vendimi jonë nuk ndryshon; vetëm qeveri teknike”.

 

Basha ka përsëritur edhe sulmet ndaj ndërkombëtareve qe jane korruptuar nga ato qe ai i cilëson paratë e mafias shqiptare.

 

“Atyre, pavarësisht se nga vijnë dhe çfarë posti mbajnë u them: të mbyllësh sytë para krimit dhe drogës, dhe kërcënimit që këto sjellin për votën e lire, do të thotë që je ose i papërgjegjshëm, ose  i korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare”.

 

Sot çadres se opozitës iu bashkua edhe deputeti austriak Michael Hammer, i cili mbështeti kërkesën per krijimin e nje qeveri teknike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *