Subscribe

Lulzim Basha është ndalur në Kavajë, aty ku të dielën votohet për parlamentin, por edhe për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas largimit te Elvis Roshit. E pikeshit nga ky qytet, lideri i opozitës ka paralajmëruar triumfin sipas tij te Partisë Demokratike ne 25 qershor.

 

Kreu i Partisë demokratike shpalosi programin ekonomik, per te cilin tha se ka mbështetje evropiane dhe amerikane.

 

Basha i konsideroi dështim katër vitet e qeverisjes se Edi Rames, pasi sipas tij, Partia Socialiste nuk ka pasur asnjëherë asnjë plan konkret.

 

Në mitingun përmbyllëse te Kavajës kryedemokrati u beri thirrje qytetareve te ndëshkojnë me vote kundërshtarin e tij politik ne 25 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *