Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas një raporti të “Global Talent Competitiveness Index 2020” për korrupsioni në vend. Basha u shpreh se ky raport tregon se vendi ynë po zbrazet për shkak të korrupsionit. Më tej, ai shtoi se duhen aplikuar sa më parë propozimet e PD.

 

“Global Talent Competitiveness Index 2020, është i dhjeti raport që evidenton korrupsionin e qeverisë si problem për shoqërinë shqiptare. Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit, sepse ka papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin më të lartë në Europë. Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjthë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. Kemi propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë, me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *