Subscribe

Lulzim Basha ka takuar demokratët e njësisë nr.7 në Tiranë për të përcjellë mesazhin se demokratët duhet të bashkohen përballë qeverisë. Basha ka sqaruar sërish vendimin për përjashtimin e Sali Berishës duke theksuar se në rast se nuk do ta kishte hedhur këtë hap Partia Demokratike nuk do të ekzistonte.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR, PD

“E rëndësishme është një gjë, që ky proces do të ishte një proces i vështirë, për këtë i pari kam qenë i vetëdijshëm unë. Dhe se kam qenë i vetëdijshëm se sa i vështirë do të ishte procesi, kam bërë gjithçka që të mbaja peshën më të madhe të vendimit. Po pa këtë vendim, sot ne nuk do e dinim se ku do të ishte Partia Demokratike, apo a do të ishte Partia Demokratike.”

 

Basha ka shfrytëzuar takimin me demokratët për të bërë thirrje për bashkim.

 

“Do të na duhet tani, të paktën deri në shërimin e një plage që padrejtësisht i është mbivendosur Partisë Demokratike, që një pjesë të energjisë ta shpenzojmë edhe brenda familjes. Sepse ata demokratë që janë jashtë aty, ata ndër demokratët që janë jashtë, duhet ditë për ditë e javë për javë t’i kemi kështu, bashkë me ne përpara të keqes.”

 

Basha ka replikuar në distancë edhe me liderin historik të PD, Berisha, i cili prej 4 muajsh e cilëson peng të Kryeministrit.

 

“Këtu jam dhe do të jem si pengu i demokratëve dhe si pengu i shqiptarëve, por si njeri i lirë përballë rrëgjimit dhe përballë atyre që janë bërë njësh me rrëgjimin duke denigruar, përçarë dhe fryrë frymës së përçarjes. Ata do të dështojnë.”

 

E ndërsa Basha mbronte brenda në takim vendimin për përjashtimin e Sali Berishës, jashtë demokratët që mbështesin liderin historik të PD zhvilluan një protestë kundër tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.