Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi këtë të mërkurë planin për enegjinë.

 

Ai premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike, liberalizim të tregut të energjisë elektrike dhe përmirësim të gjendjes ekonomike në Shqipëri.

 

Por për t’u arritur këto, sipas Bashës, duhet që më parë të largohet kryeministri Edfi Rama.

 

“Çmimi energjisë në Shqipëri, shumë i lartë. Shqipëria ka ngecur në vendnumëro me Ramën këto 8 vite. Nuk kemi përparim në asnjë drejtim. Shqipëria, jo edhe 4 vite të tjera në vendnumëro me Ramën.Rama në 8 vite na tha se çmimi i energjisë nuk mund të ulet. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Duhet të heqim qafe Ramën dhe të ulim çmimet. Plani ynë do të çojë në uljen e çmimit të energjisë. Do të përmirësojë gjendjen ekonomike në Shqipëri. Krijojmë konkurrencë, e cila do të sjellë uljen e çmimeve. Do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare. Ulim çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kË/orë në muaj. Do të liberalizojmë tregun e energjisë elektrike.  Konsumatorët do të zgjedhin vetë ku do ta blejnë energjinë. Angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë. Biznesi do të furnizohet më lirë dhe më mirë. Kompanitë publike do t`i kthejmë në ekonomikisht të qëndrueshme. Fokus kryesor, mirëadministrimi i OSHE-së. Bashkojmë tregjet e energjisë me Kosovën. Kombinojmë prodhimin nga TEC-et e Kosovës me hidrocentralet tona. Do të ulim çmimin dhe do të rrisim cilësinë e karburantit për qytetarët. Heqim taksën Rama 240 lekë për litër karburant. Shqipëria do të jetë më e gjelbër, më e shëndetshme dhe më e pastër. Investojmë në burime energjie të gjelbra e të pastra. Shqipëria, qendër për furnizimin e mbarë Ballkanit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *