Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një takim informal me strukturat në Bashkinë e Mallakastrës.

 

Basha shoqërohej gjatë takimit nga sekretari I Përjgithshëm I PD, Gazment Bardhi dhe kryebashkiaku në largim I kësaj bashkie, Agron Kapllanaj.

 

Lideri demokrat përsëriti para strukturave të partisë edhe njëherë mesazhin se 30 Qershori ishte pikë kthese absolute për zhvillimet politike, pasi vulosi fundin e qeverisë.

 

“30 Qershori është një masakër elektorale e provuar në sytë e secilit. Përgjegjës kryesor për këtë krim është Edi Rama.”

 

Më tej lideri demokrat theksoi se opozita nuk do t’i njohë kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

 

“Bashkia Mallakaster ka një kryetar legjitim. Ai është Agron Kapllanaj. derisa të ketë një proces të rregullt zgjedhor, ku përsëri do të konfirmohet si Kryetar Agron Kapllanaj”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *