Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka mbrojtur kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, duke listuar te gjitha faktet qe e mbështesin ketë kërkese. Ne një deklarate per mediat, Basha theksoi se prove është përdorimi i makinës se Habilaj nga Tahiri, e prove janë edhe plantacionet e drogës qe mbroheshin nga police.

 

“A nuk është provë kur sheh sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit, dhe se si, atij i paguhen 30 mijë euro për një shërbim? Se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj por i duhen 20 milionë për fushatë? Kush ka sy në ballë dhe mend në kokë e kupton se faktet dhe provat janë të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e Prokurorisë.”

 

Sipas Bashes, kryeministrit Rama nuk do qe Tahiri te arrestohet e t’i kontrollohet shtëpia per nje arsye te thjeshte.

 

“As krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin e nuk janë bërë, pa dijeninë, bekimin, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Kjo dhe vetëm kjo është arsyeja se pse, në vend që t’i hapin rrugën drejtësisë, Edi Rama po mbron Tahirin me imunitetin parlamentar dhe po i bën gjyqin prokurorisë dhe drejtësisë.”

 

I menjëhershëm ka qene reagimi i kryeministrit Edi Rama ne rrjetet sociale. “LB bërtit po mos harro: Unë dua të vërtetën, ti karrigen! Unë dua drejtësi ti do teatër! Unë dua lufte me krimin, ti krimin e do për politike”, shkruan lideri i maxhorances Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *