“Shqipëria është zgjedhja e fundit e investitorëve të huaj në Ballkan”, – Këtë qëndrim ka mbajtur kryedemokrati Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Facebook.

 

Basha theksoi se kjo situatë është pasqyruar edhe në raportin e fundit të Bankës Botërore “Doing Business 2018”.

 

Shqiperia humbet 7 vende ne vleresimin e Raportit te Bankes Boterore “Doing Business 2018”. Faktori kryesor i ketij perkeqesimi eshte rritja e taksave dhe detyrimeve, duke humbur plot 28 vende per kete arsye. Raporti shprehet se 37.3% e fitimit shkon per taksa dhe kontribute, nderkohe qe qeveria zvarrit pafundesisht rimbursimin e TVSH-se.
Fqinjet tane vazhdojne te kene nje renditje me te mire sesa Shqiperia e cila renditet ne vendin e 65. Maqedonia renditet ne vendin e 11, Kosova ne vendin e 40, Mali i Zi ne vendin e 42, duke treguar perparesi krahasuar me Shqiperine.
Edhe kete vit, ashtu si vitin e kaluar, mesazhi eshte shume i qarte: Investitoret e huaj qe duan te investojne ne Ballkan, e shohin Shqiperine si zgjedhjen e fundit. Jane vendet fqinje (Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi) te cilat do te jene me te afta per te thithur investitoret e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *