Lulzim Basha reagoi në twitter pas lajmit se Shqipëria ka marrë 650 milionë euro borxh nga Eurobondi.

Kreu i PD shkruan se ndërsa vendi është zhytur në borxhe, kryeministri mburret se ka marr një borxh të ri.

Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton cdo shqiptari edhe një barrë të re!

Basha shton se të gjitha shifrat ekonomike, janë një arsye më shumë për të larguar sa më shpejt nga drejtimi i vendit, Ramavirusin.

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *