Vetëm pak minuta pas deklaratës së fortë të ambasadores Yuri Kim e cila vlerësoi progresin për reformen zgjedhore duke I kërkuar Bashës që ta miratonte këtë marrëveshje, ka dalë para mediave edhe vetë lideri I opozitës.

Basha foli shumë shkurt dhe nuk komentoi aspak deklaratat e ambasadores.

Kreu i PD deklaroi se  është bërë progres  për reformen zgjedhore dhe në mënyrë të vecante për administrimin zgjedhore,por ka mbetur edhe një pikë për tu dakortësuar.

Eshtë bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme,tha Basha.

Pas deklaratës para selisë së PD, Basha ka nisur një takim në orët e vona të së mërkurës me Monika Kryemadhin dhe dy përfaqësuesit e opozitës në këshillin politik, Vasili dhe Bylykbashi për të diskutuar dhe parë në detaj të gjithë tekstin e marrëveshjes para se të jepet dakortësia për reformen zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *