Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për plotësimin e gjykatës kushtetuese duke e cilësuar një lajm të mirë. Basha ka biseduar me student të drejtësisë për problematikën e sistemit, duke theksuar se investimi i parë që reforma e drejtësisë të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

“U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është një lajm i mirë por shumë i vonuar dhe reforma në drejtësi që të ketë sukses ka nevojë pikërisht për pasionin, pastërtinë dhe idealizmin e rinisë. Shumëkush thotë që drejtësia u kap nga partia në pushtet, kjo është një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga partia në pushtet, sepse e dimë që me qeverinë e ardhshme, të paktën drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë.”

 

Basha ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet do të respektojë pavarësinë e sistemit të drejtësisë

 

“Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliardë euro në 7 vite.”

 

Basha i ka ftuar studentët të ndryshojnë me votë realitetin.

 

“Beteja kryesore e imja është që të pamundësojmë këtë pengmarrje të Shqipërisë, që i shtyn njerëzit drejt largimit dhe po i shtyn në veçanti të rinjtë drejt largimit të dëshpëruar.”

 

Kryetari i PD ka përsëritur premtimin për pagesën e plotë nga shteti të tarifës bachelor dhe master si dhe financim të stazhit për 10 mijë studentë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *