Lulzim  Basha ishte në Shkodër pasditen e kësaj të marte ku zhvilloi një takim me simpatizante të PD, ku I bëri thirrje për pjesmarrje masive në protesten e 11 majit në kryeqytet.

Fillimisht ai shpërndau tesesa partie për 200 të rinjë demokrat. Më pas në fjalën e tij para mbështetesve demokrat në Pallatin e Sportit në Shkodër, Basha paralajmeroi Ramën se ai e ka vendin në burg së bashke me bashkëpunëtoret e tij në qeverisje.

Lideri I opozitës shtoi se orët e Ramës në krye të qeverisë janë të numëruara.

 

Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qendruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë.  Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu, për të komunikuar me ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Ramën. Së shpejti do t’ua sjellim Ramën aty ku jeni ju, bashkë më krimineleët  e tjerë në pushtet. Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e Shkodres. Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë  për të realizuar enderrën Shqipëria si gjithë Europa.

 

Basha tha mes të tjerash se PD është forca proeuropiane dhe proamerikane e cila do ta coj vendin përpara drejt proceseve integruese.

 

200 anëtarë të rinj i bashkohen PD në një orë kritike të betejës sonë për demokraci dhe vlera perëndimore, në një udhëkryq vendimatar që vijnë jo të marrin, por të japin, të japin kontributin e tyre.  Ju uroj mirë se vini në shtëpinë  elirisë, mirëse vini në forcën më europiane dhe më pro amerikane.  Është porosia ime e veçantë t’ju kujtoj se sot ju I bashkoheni të vetmes forcë politike që lindi me idealin e shqipërisë si gjithë europan. Vini në shtëpinë  e lirisë që ka sakrifkuar si rrallë kush për lirinë, me Arben Brocin në krye dhe bëheni pjesë e një armate lirie, që e tundi komunizmin nga themelet. Vini në një familje të shquar qëndrese dhe përballje, që ka dhënë shumë për demorkaci, lririnë, zhvillimin, indievimin dhe mirëqenien e tij, që ka dhënë aq shumë për të rikthyer lirinë e besimit në Zot. U uroj besimtarëve myslymanë agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti.Keta 200 të rinje të reja bashkohen me ne ditën kur bisha e tiranisë së krimit ka marrë në dorë çdo pushtte, ka politizuar policinë njësoj si 28 vite më parë. E ka shndërruar në mbrojtëse të krimit të organizuar. Shqipëria në udhekqyq njësoj si 28 vite më parë, kanë dhunuar qytetarët e tiranës që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe mbajnë në burgje të burgosur politikë. Kur njerëzit tanë, përfaqësues të pd, si klevis balliu, u ngitën për të qëndruar në krah të njerëzve, kanë urfhëruar arrestimin e tij. Është dita kur edi rama do të kthejë të burgosurit politikë, po përdor policinë për të dhunuar qutetarët kundë rligjit. Ia them qartë e prerë: I ke orët e numëruara. Nuk pranojmë kurrë më që ligji të veprojë me 2 standarde, të nderojë e të mbrojë trafikantët e vajzave dhe grave, trafikantët  edrogës dhe të dhunojë qytetarët  ednershëm, biznesin e ndershëm , ata që mbrijnë pronën dhe shtëpitë ë tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *