Pas ngjarjeve në SHBA ku mbetën të vrarë të paktën 30 persona në dy vende të ndryshme në El Paso dhe Ohio, ka reaguar edhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, kryedemokrati Basha shprehet i tronditur dhe dënon sulmet burracake.

 

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qëndrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *