Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se sistemi shëndetësor ndodhet në kolaps, e për këtë fajëson kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, kreu i qeverisë kishte tetë vite kohë për të përmbushur premtimin që ka dhënë në 2013 për shëndetësi falas.

Ai përsëriti edhe njëherë bindjen e tij për humbjen e Ramës më 25 prill.

“Rama pati 8 vite për të përmbushur premtimin për shëndetësi falas. Ku është shëndetësia falas? Rama ka rritur taksat – ku shkuan paratë e taksave të shqiptarëve? Rama ua dha paratë tona miqve të tij. Sot, Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps total: me numrin më të ulët të testimeve, me numrin më të ulët të mjekëve për banor, me mjekë dhe infermierë të paguar keq. Tani, pas 8 vitesh dështime, Rama po flet për atë që do të bëjë. Pas 8 vitesh dështime, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë. Ne mundemi. Më 25 prill ne do të sjellim ndryshimin – Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, shkruan Basha./ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *