Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të shtunë është shprehur se opozita i ka bërë të qartë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit.

 

Basha ka thënë se asnjë system nuk mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa një kryeministër që nuk ndahet nga krimi.

 

“Miratimi i Reformës Zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kemi paraqitur propozimet tona që prej shtatorit dhe ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit, jemi në pritje të qëndrimit të PS dhe Ramës, pro ose kundër. Por kjo pritje nuk do vijojë pa fund, do marrim çdo vendim të domosdoshëm për të mos lënë Shqipërinë nga Reformë Zgjedhore. Propozimet janë të qarta, vendos vullneti politik. Për sa kohë, Rama ka lidhje me kriminelë, harrojeni se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë sistem nuk do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për aq kohë sa një kryeministër që nuk ndahet nga krimi. 4 kryebashkiak janë vërtetuar se kanë lidhje me krimin, sistemi i ka vendosur këto, jo”.

 

Ndër të tjera në një takim me gazetarë kryedemokrato i ka bërë thirrje SPAK që të marrin në dorë dy dosje, që ai i ka quajtur kryesore shitblerja e votës dhe Hetimi i koncesioneve.

“Ka dy dosje të shitblerjes së votës që janë në prokurori dhe këto janë testi i madh dhe i vërtetë nëse kemi apo nuk kemi SPAK. Ky është testi numër një. Hetimi i koncesioneve dhe i oligarkëve të lidhur me pushtetarët dhe anasjelltas është testi numër dy. Pa kaluar këto dy teste mund të themi se SPAK nuk është gjë tjetër veçse hije e asaj që duhet të ishte. Ndaj thirrja ime ndaj prokurorëve të SPAK është të mos humbasin asnjë sekondë kohë, por të marrin në dorë këto dy çështje jetike për ekonominë dhe demokracinë shqiptare: shitblerjen e votave dhe koncesionet korruptive të kësaj qeverie”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *