Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë këtë të premte në Mat, ku ka vizituar familjarët e tre viktimave të sulmit të djeshëm me armë në fshatin Shëlli.

 

Gjithashtu Basha ka vizituar dhe të plagosurin e ngjarjes i cili ndodhet në spitalin e Burrelit, Astrit Hanin i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Në fjalën e tij lideri i opozitës ka shprehur ngushëllimet familjeve që humbën të dashurit dhe i ka uruar shërim të shpejtë të plagosurit, ndërsa në anën tjetër përshkroi një tablo të errët të gjendjes së vendit për shkak të krimit që sipas tij ka një model.

 

Gjithashtu ai ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të flasë për këtë tragjedi, të ngushëllojë familjet dhe t’i ofrojë qytetarëve siguri.

 

“I bëj thirrje kryeministrit ta çkyçë gojën që e përdor vend e pavend me fjalor harbut për çdo gjë, t’i ofrojë ngushëllime tre familjeve, familjarëve të kësaj masakre, t’i ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë. Ndonëse jam i bindur se çdo fjalë nga ana e tij nuk mund të zëvendësojë sot ndjenjën e pasigurisë që mbretëron dhe as të ofrojë ngushëllim për dhimbjen e thellë që ndiejnë qytetarët e Matit. Por dua t’i siguroj ata sikundër qytetarët e gjithë Shqipërisë se për mua, PD-në dhe opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit nga forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve që nga kryefamiljarët, të moshuarit e veçanërisht fëmijët.”

 

Ndër të tjera kreu i PD-së deklaroi se lufta pa kompromis kundër krimit që po drogon fëmijët nëpër shkolla dhe po merr jetë të pafajshme nga mëngjesi deri në darkë është prioriteti ynë numë një.

 

Sipas tij ligji dhe rendi duhet të vendosen me dorë të hekurt, dhe kushti për këtë është krijimi i një qeverie  larg kompromisit me krimin, por si vullnet i hekurt për ta luftuar krimin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *