Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e kësaj të premtje ka qenë në Kamëz, ku është shprehur se demokratët dhe socialistët duhet të bëhen bashkë kundër organizatës kriminale ne pushtet.

 

Ndër të tjera ai ka theksuar se në 12 javë është shndërruar fati politik i vendit, është ndalur përparimi i të keqes në cdo vatër shqiptare.

 

“Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.  12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti. Por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, kanë ndalur përparimin e të keqes në cdo vatër shqiptare dhe kanë ndezur dritën e shpresës.”

 

Ndër të tjera në fjalën e tij kryedemokrati Basha, ka theksuar se mesazhi ndërkombëtar është i qartë, se zgjedhje pa dënuar vjedhësit e zgjedhjeve nuk ka negociata.

 

“Hapja e negociatave, hapja e rrugës drejt Evropës, që është objektivi më i rëndëisshëm i demokratëve shqiptarë sot kërcënohet qartë jo vetëm nga krimi dhe korrups i Edi Ramës, pandëhskueshmëria e tij dhe e ministrave të tij, por sic e kanë thënë 2 ditë radhazi, dy persopnalitete më me peshë të Bundestagut, pa shkuar në burg ata që vodhën votat e 2017 nuk ka hapje negociatash.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *