Gjatë një takimi me pensionistët në Tiranë, kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka sqaruar programini “Shqipëria Fiton Mirëqenie”.

Teksa tregonte përfitimet që do të ketë kjo grupmoshë nga ky program, kryedemokrati theksoi se në planin e punës që do të zbatohet nga qeveria e tij pas zgjedhjeve te 25 prillit parashikohet rritje e pensioneve.

Sipas tij, pensionistët do të jenë përfitues të skemës së rimbursimit të ilaçeve, uljes së çmimit të energjisë elektrike.

“E dimë që njerëzve u ka ardhur në majë të hundës me premtime boshe, me premtime të pambajtura, prandaj jemi kujdesur që para shqiptarëve mos të vijmë me premtime, por të vijmë me një plan pune konkret. Një plan pune i cili të jetë plotësisht i realizueshëm, duke filluar nga dita e parë e qeverisjes pas 25 prillit. Dhe për këtë arsye, plani nuk paraqet mrekulli, por paraqet gjithçka që ne mund dhe do të zbatojmë në përputhje me nevojat e njerëzve dhe me mundësitë e vendit. Dhe dua të marr një shembull konkret për të gjithë ata që pyesin; ku do t’i gjeni paratë? Në 2005-ën, besoj e mbani mend të gjithë se ku ishin pensionet në qytet dhe ne fashat. Ishin në nivele të mjerueshme. Ne morëm angazhim atëherë për rritjen e pensioneve në qytet dhe për rritjen e pensioneve në fshat. Dhe ju e dini fare mirë se pensionet mesatare, edhe në qytet edhe në fshat u rritën në mënyrë shumë të ndjeshme”

Ai iu premtoi pensionistëve se qeveria e ardhshme angazhohet që të rrisë pensionet çdo vit, jo më pak se 5 për qind, raporton Vizion Plus.

“Angazhimi ynë është rritja e pensioneve me dyfishin e normës së inflacionit çdo vit. Dhe të paktën 5 përqind nëse inflacioni është  më i ulët. Që do të thotë vit pas viti 650 mijë pensionistë shqiptarë do të përfitojnë rritje jo më pak se 5 përqind të pensioneve çdo vit. Kjo natyrisht nuk i zgjidh problemet e mëdha që ka mosha e tretë, as nuk është ajo që ne duam që ju të keni, por të paktën është një hap përpara krahasuar me atë që kemi pasur deri më sot dhe do të shoqërohet edhe me hapa të tjerë që kanë të bëjnë me problemet kryesore të pensionistëve: me faturën e dritave, me faturën e ilaçeve. Po ka të bëjë edhe me mundësitë që u jepen fëmijëve tuaj. Në qoftë se një çifti të ri i cili jeton me prindërit se nuk merr dot kredi për të blerë një apartament, ne i japim mundësinë  që të ja subevencionojmë 100 përqind interesin e kredisë, atëherë pa diskutim ju kemi lehtësuar edhe ju në njëfarë mase.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *