Gjate fjalës së tij në seancën parlamentare, Lulzim Basha nuk kurseu akuzat e forta në drejtim të kryeministrit Rama të cilin e konsideroi fajtor për moshapjen e negociatave. Ai tha se krimi dhe korrupsioni në vend lidhen direkt me Ramën pasi ai ka mbrojtur ministra, kryetarë bashkie dhe kriminele.

 

“Ka pesë vjet që bashkëqeveris me krimin dhe çdo ditë që do jetë në pushtet do ta ndajë pushtetin me krimin.Rezultati është varfërimi i Shqiptarëve, izolimi i tyre nga Evropa dhe braktisja e vendit.Mos hapja e negociatave ishte rezultat i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Mos hapja e negociuatave ishte rezultat i zgjedhjes së qëllimshme të Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Gjiknurin, Dakon, habilajt, balilët dhe të gjithë kokat e krimit dhe politikanët e inkriminuar.

Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament.Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë sepse ai nuk ka më liri për të zgjedhur. Ai nuk është thejsht një politikan i korruptuar dhe inkriminuar: ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar krejtësisht nga krimi.Shqipëria ka nevojë për dnryshime të thella. Por ndryshimi i parë dhe fillimi i të gjitha ndryshimeve të tjera është largimi i Edi Ramës dhe bashkë me të i regjimit të tij kriminal. Vetëm atëhere Shqipëria do të ketë sërish mundësi të shohë përpara më optimizëm.”

 

Me pas ne nje replike me Taulant Ballen, kreu i selise blu leshoi nje tjeter akuze te rende drejt mazhorances:

 

“Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere duke bërë pazaret me bacën në Selanik. Ah sa keq!Se shërbimet tona flenë gjumë. E keni kapur SHISH-in, por të tjerat s’i kapni dot.Të tjerat s’i kapni dot. Jeni të përgjuar duke dhënë garanci. Jua kanë vënë kryqin, nga Uashingtoni në Bruksel, nga Berlini në Romë.Jua kanë vënë kryqin!Por kryqin e madh do t’jua vënë shqiptarët shumë shpejt!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *