Subscribe

Lulzim Basha u ka premtuar demokrateve se do te jene ata qe pas 4 viteve do te përcaktojnë kandidatet per deputet. Gjate takimeve ne Shijak, Durrës dhe Rrogozhinë Basha shmangu komentet per listën e 25 qershorit, e cila nga shume demokrate shihet si nje prej arsyeve te humbjes, por përsëriti premtimin e fushatës elektorale se kryetari nuk do t’i zgjedhe me deputetet.

 

“Fuqizimi i anëtarit do të thotë vendimmarrje një anëtar një votë, siç u shpreha kur dorëzova listën e deputetëve. Kjo duhet të jetë hera e fundit që lista dorëzohet nga kryetari. E që këtej e tutje duhet të jetë produkt i një procesi transparent gjithëpërfshirës me standarde dhe konkurrues për të evidentuar me votën e çdo anëtari të Partisë Demokratike, më të mirët dhe për tu bashkuar rreth tyre në betejë”.

 

Por Eduard Selami ka nje tjetër propozim, ai kërkon ndryshimin e statutit qe ne rast humbje kryetari te jape dorëheqje pa te drejte rikandidimi.

 

“Gara nuk është e përsosur. Hajde të fusim një nen në statut për herët e tjera që nëse kryetari i Partisë nuk fiton, jep dorëheqje dhe nuk kandidon atë radhë për kryetare partie, që të shmangen këto gjëra. Nuk mund të jetë njëri me këpucë, tjetri zbath, njëri kryetarë në detyrë me eskortë, ndërsa unë me një shofer që nuk din rrugët.”

 

Basha ka përsëritur denoncimin per manipulimin e vullnetit te shqiptareve ne 25 qershor.

 

“Qytetarët ishin skeduar me metodat e sigurimit famëkeq. Paratë ishin shpërndarë, ata mbaheshin nën vrojtim me ndihmën e një shteti të bërë njësh me krimin, administratës, shërbimeve, ndihmës sociale, subvencioneve, legalizimeve, me mediat të gjitha të kapura dhe të vëna në shërbim të pushtetit dhe gjithçka tjetër. Në këto kushte u zhvilluan zgjedhjet e 25 qershorit. Në këto kushte mazhoranca që ka dalë nga 25 qershori është një mazhorancë fiktive”.

 

Ndersa Selami ka nënvizuar rendesine qe ka per te ardhmen e partisë bashkimi i te gjithë demokrateve.

 

“Dalim nga strukturat dhe përçahemi. Kundërshtarët tanë po e shijojnë këtë, edhe ato “miq” mezi presin të na shohin përtokë, por ne të gjithë së bashku nuk do ia japim këtë shans. Do të dalim më të fortë nga kjo garë, duke thënë disa të verteta që duhej të ishin thënë me kohë, jo duke folur në mënyrë personale jo duke hedhur njëri-tjetrin, jo në mënyrë përjashtuese.”

 

Selami ka premtuar se ne rast fitoreje te shtunën e ardhshme ai do t’u jape pushtet demokrateve te thjeshte te zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *