Subscribe

Miratimi i organikes se institucioneve qe do te bëjnë vetingun duket se ka rikonfiguruar qëndrimet ne skenën politike. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dale para medias per te denoncuar kryeministrin Rama, si njeriun qe po saboton vetingun, duke shkurtuar personelin e këtyre institucioneve.

 

“Ky është një akt djallëzor sabotimi i reformës në drejtësi. Bëhet me një qëllim të caktuar: Pa ndihmën e duhur, pa këshilltarët që do të bëjnë të mundur një proces transparent, profesional dhe të shpejtë, vettingu do të kalojë në kalendat greke dhe do të mbetet në dorë të ekzekutivit, do të mbetet në dorë të Edi Ramës, do të mbetet në dorë të drejtorëve të Edi Ramës që ka qenë prej fillimit plani i tij.”

 

Basha ka sjelle si shembuj numrin e punonjësve te kryeministrisë, per te argumentuar se duhet miratuar organika e kërkuar nga institucionet e vetingut

 

“Në fakt, është i njëjti Edi Ramë që e ka zgjidhur qesen dhe paguan më shumë personel në Kryeministri se ç’paguan Donald Trumpi në Shtëpinë e Bardhë, gjysmën e ka sharës me pagesë të kundërshtarëve politikë, të opozitës, të mediave, të çdokujt që del kundër praktikave të korruptuara apo vendimeve të qeverisë të tij.”

 

Por deri pak muaj me pare PD nuk ishte mbrojtësja me e madhe e vetingut, ajo nuk e votoi ligjin per rivlerësimin e prokuroreve dhe gjyqtareve dhe ngritja e institucioneve te vetingut u bllokua per disa muaj gjate kohës, kur opozita ishte ngujuar ne çadrën e protestës.

 

Është fare e qartë që ne nuk bllokuam vettingun. Ne bllokuam një përpjekje për ta kapur vettingun. Vettingu u votua në Kushtetutë nga Partia Demokratike. Pra, kjo që thoni ju është një keqinterpretim apo një dezinformim i suksesshëm i Edi Ramës. Ne votuam vettingun më 22 korrik të vitit të kaluar. Ky është fakt.”

 

Nje dite me pare maxhoranca ne Komisionin e Ligjeve miratoi paga dhe personel te reduktuar krahasuar me kërkesat e institucioneve te vetingut, por opozita këmbënguli qe jo vetëm te gjitha pretendimet e tyre te miratohen, por kërkoi edhe personel shtese per njerëzit e vetingut. Te njëjtin qëndrim pritet qe PD ta mbaje edhe ne seance, ku grupi ka vendosur te debatoje fort per këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *