Subscribe

Duke folur për inceneratorët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lëshoi një kërcënim për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja. Basha i kërkoi këtij të fundit që të thotë publikisht në çfarë faze janë hetimet për inceneratorët ose në rast të kundërt do të mbajë përgjegjësi, nëse nuk vepron.

 

“Arben Kraja, kreu i SPAK, të dalë sot para qytetarëve të thotë ku janë hetimet. Ose nëse ka presion mafioz të dalë të thotë që ne t’i dalim në krah. Përndryshe po hesht ashtu siç bën pronari i inceneratorëve dhe për këtë do të marrë përgjegjësi.”

 

Këtë të premte, lideri i opozitës akuzoi qeverinë se po harxhon miliona lekë të shqiptarëve për kompaninë guackë që ka fituar tenderin për inceneratorët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *