Pas ftesës publike që kryeministri Edi Rama i bëri për bashkëpunim, vjen përgjigja nga kryedemokrati Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Twitter”, Basha deklaroi se nuk ka asnjë shans që diçka e tillë të ndodhë. Sipas tij, pas 25 prillit, Rama do t’i përkasë të shkuarës.

 

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë.”

 

Bashkëpunimin me liderin e opozitës, Edi Rama e kushtëzoi me shkëputjen e marrëdhënieve që Basha ka me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *