Kreu i opozitës, Basha sfidon komisionerin europian për zgjerimin Johanes Hahn, nga çadra e protestës. Menjëherë pas letrës së Hahn ku theksohej se një komponent politik që po ushqen krizën në vend është edhe Partia Demokratike, Basha ka ironizuar fjalën e komisionerit, pa e përmendur atë. Duke folur për shtetin ligjor dhe zgjedhjet e lira, kreu demokrat citoi se: Demokratët e thjeshtë i njohin këto vlera më shumë se ndonjë europian.

 

“Në asnjë cep të kontinentit euriopian nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e europës se në këtë shesh të lirisë. Europa e vlerave është europa e zgjedhjeve të lira. Po to nuk kishte për të patur kurrë europë. Europa e vlerave është europa e shtetit ligjor që nuk ndëshkon të pafajshmin dhe nuk ngren në pushtet kriminelin… europa e vlerave është europa e demokracisë së vërtetë, jo me votime moniste… E c’jua them unë juve këto, ju i dini këto shumë mirë, madje më mirë se ndonjë europian”.

 

Lulzim Basha nuk harroi të përmendte edhe në këtë dalje publike thirrjen për protestë.

 

“Teksa marshojmë të sigurt drejt të vetmit destinacion që e pret këtë popull, ndjejmë mbi supet tona, peshën e sfidës dhe të përgjegjësisë me të cilën na përball historia. Të ulim kokën para drogës e narko-republikës e cila nuk do zgjedhje të lira, por një parlament të diktuar nga krimi, nga droga… apo të çohemi e të bashkohemi të gjithë këtu me 13 maj ditën e shtunë!”

 

Në ditën e 88 të protestës, kryeopozitari Basha vijon të kërkojë një Republikë të Re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *