Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë nga selia blu dhe po niset së bashku me ish-deputetë dhe simpatizantë demokratë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Pritet që protestës t’i bashkohet edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila do të shoqërohet nga eksponentët e kësaj force politike.

Në protestë janë angazhuar rreth 300 efektivë policie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *