E enjte, 29 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Basha fton kryeministrin në debat në “2984” në Vizion Plus: O Rame, hajde këtu te Albano, mos ik andej ku të shajnë pas krahëve

Lulzim Basha i cili udhëheq koalicionin EuroAtlantik në zgjedhjet e 11 majit ka ftuar sërish kryeministrin Edi Rama në një debat publik.

Nga studio e 2984, Basha i ka bërë thirrje Ramës që të përballen me njëri tjetrin në ekranin shqiptarëve në Televizionin Kombëtar Vizion Plus.

Reklamë

Ai e ka ftuar që arena e debatit mes tyre të kthehet studio e 2984 dhe moderatori i kësaj përballjeje të jetë komediani Albano Bogdo.

“I rrope njerëzit mo Rame, i rrope. Ngele tu shku ke ata që të shajnë mbas shpine Rame. Pse s’vje ke Bogdo mo Rame, ky ça ka t’i thotë drejtpërdrejtë. Ec me Rame, ec iherë në debat, thyje i herë rekordin tat, për herë të fundit ke qenë në vitin 2000 me Besnik Mustafajin kur ka qenë sa ky (tregon me shenjë nga Albano Bogdo), hajde ke ky tashi, ja ku e ke. (Hajde Rame hajde, hajde bëje një debat ta moderoj unë, të ti numëroj në lule të ballit të gjitha Rame)-ndërhyn Albano. 7 x 7 Rame, 313 Rame, po kësaj radhe do e bëjmë 2984”, kjo ishte thirrja e Bashës drejtuar Ramës.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)


Tashmë mbetet në dorë të kryeministrit për të pranuar ose jo “dorashkën” e sfidës të hedhur nga kundërshtari i tij Lulzim Basha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë