Subscribe

Pas takimit me ministrin gjerman, Michale Roth, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se në 25 prill Shqipëria humbi mundësinë për të ecur përpara me integrimin drej BE-së.

Në një prononcim për mediat, lideri demokrat tha se Shqipëria ka ngelur në vendnumëro me kushtet e vendosura.

Po ashtu, ai i kërkoi Roth që të denoncojë “masakrën e 25 prillit”.

“Pata kënaqësinë të pres Michael Roth. E informova mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit. Shqipëria humbi një mundësi të artë për demokracinë por edhe për të ecur përpara me integrimin e vendit. Për mua, për PD, nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin sesa procesi integrimit evropian. Ky është një proces i bazuar në arritje dhe merita. Për fat të keq, siç e keni parë nga rezoluta e Bundestagut, Shqipëria ka ngelur në vend numëro me kushtet e vendosura të cilat janë rënduar edhe më shumë me 25 prillin. Ne bëmë çdo gjë që kishim në dorën tonë duke nisur nga konsensusi për Reformën në Drejtësi tek Reforma Zgjedhore. I kërkova Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën e 25 prillit, para se të jetë shumë vonë për demokracinë, që e njëjta situatë të mos ndodhë dhe Shqipëria të mos jetë e mbushur me kriminelë në Parlament dhe drogë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *