Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli shpërtheu në akuza ndaj tre liderëve të politikës, veçanërisht ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Facebook”, Topalli e quajti Bashën gënjeshtar dhe armikun më të madh të demokratëve.

 

“Ata janë bashkë. Të tre janë bashkë! Që Lul Basha është gënjeshtar, këtë tashmë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptu! Që Lul Basha ka ardhur që ditën e parë me agjendë ekonomike personale, këtë e kam patur bindje që ditën e parë që e kam njohur! Që Lul Basha është armiku më i madh i demokratëve për shkak të asaj që bën, por edhe mediokritetit të atyre që arrin të artikulojë publikisht, këtë nuk ka mbetur meme pa e zbërthyer! I kam thënë, u qendroj dhe do i qëndroj çdo sekondë, bindjes sime për çka përfaqeson Luli Basha në tregun shqiptar! Por vini re me kujdes! Ditën që Jozefina Topalli akuzon treshen për përgatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh të zgjedhë për instagramin e vet veç sekuenca të asaj që ka thënë Jozefina Topalli për Lulzim Bashën. Une këto ditë argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kësaj radhe opozitar) qe synon manipulimin e zgjedhjeve nëpërmjet deformimit të dispozitave të Kodit Zgjedhor.”

 

Jozefina Topalli deklaroi se Lulzim Basha dhe Edi Rama bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe nuk janë kundërshtarë.

 

“Rama ka zgjedhur! Rama zgjedh Luli Bashën! I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha është investimi më i mirë i Ramës kundër demokratëve. Mos e keqkuptoni Ramën kur “zgjedh” t’ju bëjë të dëgjoni Jozefina Topallin nga Instagrami i tij, nuk e bën ngaqë vlerëson Jozefina Topallin. Nuk e bën për ju! Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi “bizneset” në kohën e Ramës. Me ndihmën e Ramës dhe nën vëzhgimin e sigurtë të Ramës kanë Lulëzuar vilat e tij me gjithë kunat. “Opozita” e Lulëzimit sponsorizohet rregullisht nga mazhoranca Rama! Ndaj kujdes!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *