Subscribe

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha tha se largimi i Fatmir Xhafajt është një hap i rëndësishëm i betejës së opozitës për të pastruar politikën nga krimi.

 

Sipas Bashës, largimi i Xhafajt është vetëm fillimi I shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

 

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën tonë për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Por largimi i tij është vetëm fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. Beteja për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi do të vazhdojë deri në fitore. Shqiptarët meritojnë një qeveri që punon për njerëzit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *