Pas procedimeve penale të nisura nga policia kundrejt protestuesve të opozitës ka reaguar kreu demorkat Lulzim Basha.

 

Në një reagim në “Facebook”, Basha shprehet se asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët në misionin e tyre për rrëzimin e qeverisë.

 

Lideri demokrat thekson se ai vetë së bashku me PD  janë të vendosur për të mbrojtur me çdo mjet të drejtën për të protestuar.

 

Duke e cilësaur si një sulm politik reagimin e policisë, Basha thekson se tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për kryeministrin Rama.

 

“Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.  Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit. Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë! Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë! Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *