Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me prishjen e shtëpive te banoreve te Shkozës. Ai e ka konsideruar vendimin per 153 familje, nje krim te vërtetë.  “Nxjerrja ne rruge me nje te rene te lapsit, i kalon kufijtë e mashtrimit dhe është nje krim i vertete.

 

Ne fushate ishte Edi Rama qe përmes mashës se tij ne bashki, u premtoi shpronësim sipas tregut. Pasi ju mori voten ju thote do ju jap bonus strehimi” – thekson Basha. Kreu i opozitës shton se e vetmja rruge qe mund te zhbëhet kjo drame është nëpërmjet shpronësimit sipas vlerës se tregut.

 

“Por pertej mashtrimit tipik te Edi Rames, kemi te bejme me nje krim, se krim eshte te përmbysesh jeten e 150 familjeve, burrave e grave, fëmijëve e te miturve, te moshuarve – nënvizon Basha”, – duke sqaruar se PD do te këmbëngule per shpronësimin sipas vlerës se tregut.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *