Subscribe

Lulzim Basha e shfrytëzoi fjalën e parë në seancën parlamentare të kësaj të enjte për të sulmuar kryeministrin Rama.

 

Kreu i PD tha se Edi Rama po udhëton nëpër botë me charter privat, me të cilin së fundmi ka harxhuar 120 mijë euro karburant.

 

Si ka mundësi që në seancën e javës të ngarkuar me vendime të sjell nga vet qeveria, në një javë të mbushur me skandale dhe do të tronditin dhe madje do të rrëzonin qeveri normale në vende normale, këtu nuk ndodhet as 1/3 e kabinetit. Ku është kryeministri?E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat diku dhe spati as deçencën të njoftonte shqiptarët se për çfarë po i harxhonte ato 120 apo 150 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat. Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte vetëm me bileta ekonomi, tani niset për në Paris, për në Mynih, shkon e vjen me një charter luksoz, ku siç e thashë, vetëm karburanti kushton 120 mijë euro minimumi dhe kur vjen puna për t’u përballur me shqiptarët, me përfaqësuesit e shqiptarëve, nuk e dimë ku është. Me siguri do vij përgjigjja misterioze, është në takime të rëndësishme. Çfarë takimesh?! Me cilin vend të Evropës, mos të them të botës, në 2022 mungon transparenca minimale për shpenzimet marramendëse qeveritare të një populli që është në varfërinë më të thellë.Në cilin vend të botës kryeministri ka çarter privat, shkon drejt qyteteve, kryeqyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë që qeveria e tij, pa asnjë mandat dhe në kundërshtim me ligjin, shemb çatitë e banorëve të kryeqytetit, siç ndodhi me lagjen tek “5 Maji”, banorët e të cilit një pjesë prej të cilëve po protestojnë para Kuvendit, por pjesa dërrmuese e të cilëve janë në një gjendje lufte, sikur i ka bombarduar një armik. Por jo një armik i dukshëm, me artileri, tanke dhe aviacion ushtarak, por armiku i padukshëm, por po kaq i tmerrshëm i korrupsionit qeveritar.

 

Kryedemokrati shtoi në foltoren e Kuvendit se qeveria e Edi Ramës është qeveria me e korruptuar e botës, sipas edhe raportit të Transparency International.

 

 

Mjaftojnë këto fakte, për të kuptuar se pse dy ditë më parë, Transparency International, që është barometri i korrupsionit  konfirmoi në anglisht atë që në shqip e di çdo shqiptarë, e dini dhe ju. Kanë filluar ta thonë edhe ndonjë zë i izoluar brenda jush: që qeveria e masakrës zgjedhore të 25 prillit, është qeveria më e korruptuar e Evropës, më e korruptuara e Ballkanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *