Drejtuesi Politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi deklaroi se nëse Partia Demokratike nuk mban premtimet, qytetarët nuk duhet ta votojnë më.

 

Këtë deklaratë ai e bëri nga Cërriku, ku pati një takim me disa të rinj. Bardhi theksoi se ndryshimi ndodhet në dorën e tyre.

 

 “Fuqinë dhe pushtetin e keni ju në ditën e votimit. Duhet të keni parasysh se ju keni në dorë fatin tuaj, të familjeve tuaja dhe të Shqipërisë. Atë ditë duhet të merrni një vendim pa emocion, por me analizë të ftohtë. Shihni se sa kanë vuajtur prindërit tuaj në këto 8 vite, shihni se si kanë qeverisur këta. Mbani mend se si thotë ky kryeministër, që s’ka problem pse ikin të rinjtë. Dhe që ka në plan që të zbrazet vendi, e këtu të vijnë afrikanë e sirianë. Në politikë ecet me besim. Nëse na jepni besim për të marrë drejtimin dhe realizuar angazhimet që kemi marrë para jush, ne, unë pas 4 vitesh, vij këtu e jap llogari. Po doli se nuk i kemi mbajtur ato angazhime, mos na votoni më, edhe sikur të jeni demokratët, ose bijtë e demokratëve më të thekur”, tha Bardhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *