Subscribe

Partia Demokratike publikon 5004 emrat e delgatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombetar të PD-së që u mbajt në 18 dhjetor.

 

Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një dalje për mediat sot deklaroi se shumica absolute e Këshillit Kombëtar ishte prezent në Kuvendin e 18 dhjetorit.

 

Duke marrë shkas nga kriza që ka mbërthyer PD-në, Bardhi ka përcjellë një mesazh:

 

“Të përqëndrojmë energjitë tona në luftë me regjimin e Edi Ramës. Tollovia e këtyre muajve në PD nuk u shërben demokratëve dhe PD. Çdo institucion i PD ka folur. Kryesia, Këshilli, Kuvendi. Kemi detyrimin t’u bindemi institucioneve të partisë. Prandaj të fokusohemi në betejën me Edi Ramën. Përgjegjësia jonë është të bëjmë transparencë për opinionin publik.”

 

Më tej, ai tha se në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, kanë qenë kandidatë të Jozefina Topallit dhe të Tom Doshit, të ulur si delegatë.

 

“Më 11 dhjetor nuk ju lejuan të futeshit as në stadium se do gjenit kandidatë të Jozefina Topallit të ulur si delegatë, arsyen e dini vet pse s’ju lejuan të futeshit në stadium se aty do të gjenit kandidatë të partisë të Tom Doshit të ulur e të cilësuar si delegatë”, tha Bardhi në konferencën për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *