Partia Demokratike reagoi pas deklaratave të Gjiknurit se ai do të merrte ne considerate largimin nga posti I bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore nëse selia blu do të njihte punën e këtij komisioni.

Sekretari I përgjithshëm I PD, Gazmend Bardhi në një prononcim për mediat tha se një person si Damian Gjiknuri që ka vjedhur zgjedhjet duhet te shkojë në burg për krimet zgjedhore, jo të përgatisë legjislacionin zgjedhor.

 

 

Damian Gjiknuri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar për të shkatërruar zgjedhjet dhe për të vjedhur votat, nuk duhet të jetë me zgjedhje për të dhënë apo jo dorëheqjen nga Komisioni, por duhet të ndiqen penalisht dhe të shkojë në burg për kryerjen e krimeve zgjedhore.Kjo nuk është kërkesë e opozitës, ky është standard evropian, është një nga kushtet e Bashkimit Europian për hapjen e negociatave.

 

Bardhi shtoi se të gjithë ata që janë përmendur në përgjimet e dosjeve “184” dhe “339”  për zgjedhjet ne Durrës dhe Dibër duhet të shkojnë në burg.

 

Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin dhe gjithë pjesën tjetër të anëtarëve të Komisionit, që janë pjesë e dosjeve “184” dhe “339” nuk duhet të jenë në komisionin për reformën zgjedhore, por do të duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë kryer.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *