Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi nuk e ka vonuar përgjigjen ndaj reagimit të Agim Kajmakur pas publikimit të dokumentave të selisë blu këtë të martë që hedhin dyshime mbi të kaluarën e kryebashkiakut të Vorës.

Kajmaku e quajti tellall Gaz Bardhin, e se PD po kërkonte një babale tjetër në këtë histori.

Por sekretari i PD në postimin e tij në facebook shkruan se Jorgo Toto i Vorës po kërkon ti bëjë për budallenj shqiptarët duke treguar pasaportën e Agim Kajmakut në vend që të tregoje atë me emrin e ndryshuar të Jorgo Totos.

Bardhi ka disa pyetja për numrin një të Vorës.

 

 

Jorgo Toto i Vorës po tenton t’i bëjë shqiptarët për budallenj. Tregon pasaportën e Agim Kajmakut, në vend që të tregojë pasaportën e Jorgo Totos, emër me të cilin është arrestuar dhe është në kërkim në Greqi.

Si Agim Kajmaku ke hyrë dhe mund të hysh prapë në Greqi!

Pyetja është, si Jorgo Toto a hyn dot?

Jorgo Toto me foton në TIMS dhe me pasaportën nr. Z 0148497 a je ti?

 

 

Zyrtari i lartë i PD është i bindur që kryebashkiaku i Vorës do të shkojë në burg.

 

 

Që e vërteta do të dalë, për këtë nuk ka asnjë pikë dyshimi! Që ti do të shkosh në burg, edhe këtë mos e dysho! Të ka gënjyer Edi Rama, kur të ka thënë se do të të  mbrojë Arta Marku. Më beso! Nuk të ndihmon dot as ajo!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *