Subscribe

Banka Botërore ngre shqetësimin se kriza politike dhe protestat që kanë përfshirë vendin kërcënojnë ekonominë, duke ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes.

 

Zyrtarët e bankës sugjerojnë që të shmanget konflikualiteti poltik me qëllim vijimin e mëtejshëm të reformave.

 

Por situata e tensionuar nuk është i vetmi kërcënim për ekonominë. Sipas bankës botërore ekonomia shqiptare do të  ngadalësojë rritjen gjatë 2019, por edhe në 2020. Shkak për këtë trend janë kushtet klimatike por edhe pasiguritë ndërkombëtare.

 

Ekonomia shqiptare  në 2018 shënoi rritjen më të madhe të viteve të fundit 4.2%. Rrtija erdhi për shkak dyfishimit të prodhimit të energjisë elektrike por edhe si pasojë e një sezoni të mirë turistik. Por sikundër konfirmoi edhe INSTAT, në 3 mujorin e fundit të 2018 filluan sinjalet e para për një ngadalësim të ekonomisë, si rezultat i mungesës së reshjeve, cka ka bërë që të rritjen ndjeshëm kostot për sigurimin e energjisë nga importi edhe në këtë fillim viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *