Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka publikuar një foto nga stadiumi “Air Albania” ku nesër pritet të mbahet Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Balliu shkruan se nesër do të shpërtheje uragani i Foltores kundër pazareve të korruptuara të politikës.

 

“Gati për rithemelimin e Partisë Demokratike. Bllofet e peng Bashës nuk na ndalojnë dot. Uragani i Foltores shpërthen nesër me votë kundër pazareve të korruptuara të politikës meskine antishqiptare. Nesër shkarkojmë pengun e më pas shkarkojmë pengmarrësin. Për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur”, shkruan Balliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *