Subscribe

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla shprehet se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e BE-së dhe se është gati për Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Në video-konferencën online me përfaqësuesit e parlamentit holandez pak ditë më parë, Balla tha se ka pasur vlerësime për plotësimin e parakushteve nga Shqipëria.

“Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim. Nëse hyjmë në çështje që s’kanë lidhje me Shqipëri, por kur hymë tek temat e zgjerimit do thoja që ju e dini që në mars mos gaboj janë në zgjedhjet në Holandë, në maj rajonalet në Francë, në shtator në Gjermani, ajo që unë shpresoj është që vendet anëtare të BE s’duhet që fushata e tyre zgjedhore të mos i lidhin me aspiratat e vendeve që kanë plotësuar kushtet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *