E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.

Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambjentet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.

Burime bëjnë me dije se shënjestër e atentatit ka qenë shtetasi L.T. Ky i fundit mësohet se pasi ka raportuar ngjarjen është paraqitur në komisariatin e Bulqizës për të denoncuar rastin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë