E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“T’i kam bërë hallall të gjitha”/ Çiljeta dhe Flori lënë pas hatërmbetjet, sqarojnë të gjitha keqkuptimet

Keqkuptime dhe mërzi ka pasur mes dy fermerëve, këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe aktorit Florian Agalliu.

Mes dyshes, ka pasur një keqkuptim, të cilat janë sqaruar, teksa ata po qëndronin në verandë.

Reklamë

Pas sqarimit, Çiljeta i tha Florit se ja ka falur dhe ja ka bërë hallall të gjitha, teksa e këshillon se për vlerat që ka, atij i shkon roli i një fisniku.

Pjesë nga diskutimi:

Reklamë

Çiljeta-Nuk ndihem mirë kur shoh miqtë e mërzitur

Flori-Kam merakun tënd se e kam parë që mban një lloj qëndrimi, edhe kjo më ka mërzitur një çik

Çiljeta-Unë jam akoma dhe më shumë i mërzitur

Flori-Unë nuk e di çfarë kam bërë se po ta dija do e gjeja një sqarim

Çiljeta-Unë ta kam thënë që kur ka ndodhur me Glorian për herë të  parë, që me njerëz që njoh dhe që i dua fort, siç ke qenë edhe ti, në momentin që më kriset zemra për një gjë që nuk bëhet drejtpërdrejt por në mënyrë indirekte, më ka mërzitur shumë. Gjithësesi ti kam bërë hallall të gjitha. Mua ca gjëra nuk më pëlqejnë dhe ty nuk të shkojnë. Unë dua të të shoh shumë fisnik. Je gjithë ky djalë. Për veten tënde se për mua nuk ka problem, mua më zbutet zemra./vizionplus.tv

https://www.instagram.com/p/C66fZaHMOF8/

https://www.instagram.com/p/C66hBoAsXw_/

Vazhdo të lexosh

Reklamë