Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të...

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën e Hormuzit

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’...

Balla: Ligj i ri për referendumet, proces konsultimi i gjerë para depozitimit në Kuvend

24 Mars 14:32

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp ka njoftuar se mazhoranca po përgatit një ligj të ri për referendumet, duke e vënë theksin te një proces i gjerë konsultimi me aktorë të ndryshëm të shoqërisë. Ai bëri me dije se do të mbahen tryeza diskutimi me jurist, profesorë, përfaqësues të shoqërisë cilive me qëllim që të shkohet drejt një projekti të konsoliduar.

Balla: Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative, me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar. Për t’i dhënë udhë  këtij procesi. Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Këtë draft që kemi këtu do e depozitojmë në Kuvend. Mazhoranca po angazhohet për nismën ligjore, për ligjin e ri për referendumet. Referndumi i përcaktohet si forma e drejtpërdrejtë të popullit për një çështje, kushtetuta ka përcaktuar dy çështje ku mund të thirret referendumi: për një ligj, referendumi konsultativ.

Balla theksoi se referendumi konsultativ nuk është detyrues dhe varet nga përgjegjshmëria e klasës politike, ndërsa ka sqaruar procedurat dhe kriteret kushtetuese për zhvillimin e tij.

Ai shtoi se kategoritë e referendumit për konsultim publik përfshijnë referendume kushtetuese, të përgjithshme dhe vendore. Për referendumin për shfuqizimin e një ligji, vota është e vlefshme kur marrin pjesë 40% e zgjedhësve të regjistruar.

Balla: Referendumi konsultativ nuk është detyrues, kjo kërkon nga pas përgjegjshmërinë e klasës politike. Dua të sqaroj një element. Çdo lloj ndryshimi kushtetues, përpara se të shkojë në referendum, do 2/3 e anëtarëve të Kuvendit dhe më pas 1/5 e dërgon në referendum. Për çështje specifike, të mos jenë marrë nisma ligjore në proces.  Filtri që ka pasur Kushtetuta jonë për mbajtjen e  referendumeve është Gjykata Kushtetuese. Por nuk është në atributet e Kushtetues ta vlerësojë referendumin. Gjykata Kushtetuese është kompetente për kushtetueshmërinë e zhvillimit të referendumit. Kategoritë e referendumeve për konsultim publik, janë referendume kushtetues, i përgjithshëm dhe vendor. Referendumi për shfuqizimin e një ligji, është i vlefshëm kur marrin pjesë 40 përqind e zgjedhësve të regjistruar. Vota e vlefshme përbën 30 përqind të zgjedhësve të regjistruar dhe kur votat e vlefshme, të paktën të favor të çështjes, të jenë shprehur 25 përqind e zgjedhësve.

Ai foli edhe për reduktimin e numrit të deputetëve nga 140 që është aktualisht në 101. Sipas tij, një numër më i vogël deputetësh e bën jetënb parlamentare më efikase.

Balla: Ajo që duhet të ritheksoj sot, sa i takon ligjeve për kapitujt për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, çdo fjalë në këto ligje konsultohet me BE. Për këto çështje, mesazhi është shumë i qartë. Konsultohemi me KE. Ndryshimi i numrit të deputetëve, nuk është kusht, se mund ta kemi parlamentin me 140, apo 101. Jam mbështetës prej vitesh i kësaj ideje. E ka hedhur kryeministri i pari idenë, pastaj unë, në vitin 2018. Nuk është çështje sasie, mendojmë se një numër më i vogël e bën jetën parlamentare më efikase, më shumë ekspertizë e ndarë në sektorin jetikë. Edhe këtu dua ta sqaroj, nuk bëhet fjalë për të shkuar në referendum, sepse do duhet 3/5 e deputetëve. Por referendum për të pyetur shqiptarët a jeni dakord, unë e mbështes. Por pasi ta kemi ligjin, sepse nuk kemi një ligj për referendum.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
referendum Taulant Balla

Nga e njëjta kategori

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

më shumë...

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

më shumë...

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro këtij vendimi

më shumë...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

4:11

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza...

3:47

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon...

3:25

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit...

2:50

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para...

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

Më të klikuarat

  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.