Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla njoftoi se Gjykata e Strasburgut e sheh si të drejtë legjislacionin shqiptar për kompensimin e pronave.

Sipas Ballës, këtë të enjte është marrë një vendim nga kjo gjykatë, që hedh poshtë ankesat e atyre që janë drejtuar atje për pronat e shpronësuara gjatë periudhës së komunizmit.

“Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut konfirmon skemën e re të kompensimit të ish-pronarëve në Shqipëri si një mjet ligjor efektiv. Ky vendim është një konfirmim shterues dhe përfundimtar se legjislacioni i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë mbi çështjen e kompensimit të pronave është tërësisht në respekt të parimeve të të drejtave të njeriut. Në njoftimin e sotëm të kësaj Gjykate, “Çështja Beshiri k. Shqipërisë (nr. 29026/06) dhe 11 kërkesa të tjera trajton ankesat në lidhje me mosekzekutimin e tejzgjatur të vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit për pronat e shpronësuara gjatë periudhës komuniste. Në vendimin e çështjes në fjalë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, njëzëri, i ka deklaruar kërkesat të papranueshme. Vendimi është përfundimtar.”

Balla shkroi në rrjetet sociale se për gjykatën, skema e re për shqyrtimin e kërkesave të pazgjidhura është një mjet ligjor efektiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *