Subscribe

Pas gati një dekade, besimtaret myslimane rikthehen ne sheshin “Skenderbej” për faljen e Bajramit. Me përfundimin e projektit te qendrës, sheshi kthehet ne funksion edhe te besimtareve për dite festash dhe ritesh fetare. Mëngjesin e 25 qershorit nis falja e Bajramit te madh. Imami i Tiranës Ylli Gurra, tregon se i gjithë sheshi do te jete per besimtaret.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se bashkia ka vene ne dispozicion te gjitha mjetet per mbarëvajtjen e riteve te festes. Ndërsa parkimi i qendrës dhe ai i Bulevardit te ri do te jene falas per besimtaret gjate orëve te faljes. Festa e Barjamit te Madh qe përkon dhe me ditën e zgjedhjeve, vjen pas 30 ditësh agjërim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *