Bajerni i Mynihut fiton titullin e parë sezonal ndonëse behet fjale vetëm për një turne jo zyrtar  siç është ai i përvitshmi “Telekom Cup” në Gjermani. Interesi ishte mjaft i madh sidomos për te parë blerjet e reja Toliso dhe Hames Rodrigez të cilëve ua vodhi shfaqjen një dyshe e vjetër.

 

Ne turneun me 4 skuadra ku ndeshjet luhen vetëm 45 minuta ishin Levandovski Myler dhe Bernat qe shënuan golat e vetëm te takimeve. Ne gjysmëfinalen kundër Hofenhajm, Levandovski gjeti rrjetën me një gol spektakolar ne gjysme rrofeshat pas nje krosimi te Bernat. Dominim total i Bajern qe mund te kishte shënuar edhe 3-4 gola te tjerë.

 

Gjysmëfinalja tjetër u vendos nga penalltitë ku Verder Bremen mundi Borusian e Monshengladbahut nga pika e bardhe. Ne finale kundër Bremenit ishte radha e Myler qe megjithë blerjet e reja ne fushe tregoi se është shume i çmuar për bavarezet. Fillimisht me një super gol nga jashtë zone e me pas me një assist me take për Bernat. Mund te kishte shkuar edhe me mire për Mylerin por nga pika e bardhe ka gabuar dhe nuk ka arritur te shënoje.

 

Blerjet e reja Toliso dhe Hames bene një debutim normal pa lëne gjurme te mëdha. Skuadra është nisur menjëherë drejt Azise ku do te përballet gjate javës me emra te mëdhenj te futbollit europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *